Po flinte brenda makinës, policia vret reperin në SHBA

Publikuar tek: bota, më 12:12 13-02-2019 Po flinte brenda makinës, policia vret reperin në SHBA

Policia kaliforniane e Six Vallejo, në San Francisco, ka vrarë një reper me ngjyrë, teksa flinte në makinën e tij.

Viktima quhet Willie Mçoy 20 vjeç. Familja e tij e ka denoncuar si një vrasje me sfond racist, duke nënvizuar që nuk ka asnjë justifikim për përdorimin e forcës kundër një personi që fle dhe nuk përbën kërcënim.

Sipas versionit të policisë, policët kishin shkuar për të kontrolluar Mçoy pasi një punonjës i Taco Bell kishte njoftuar policinë, që një njeri kishte mbështetur kokën mbi timonin e makinës së tij jashtë lokalit.

I riu ndodhej në veturë me dyert e mbyllura dhe nuk i është përgjigjur thirrjes së parë të policisë. Ndërkohë në prehër i riu mbante një armë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072288513183594
array(1) { ["section"]=> string(60) "po-flinte-brenda-makines-policia-vret-reperin-ne-shba-152596" }