Po i shmangej arrestimit, humb jetën 16 vjeçari, reagon Policia: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Publikuar tek: aktualitet, më 20:35 16-09-2015 Po i shmangej arrestimit, humb jetën 16 vjeçari, reagon Policia: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Policia e Tiranës ka mohuar të ketë lidhje me një ngjarje të rëndë të publikuar fillimisht në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për vdekjen e një 16 vjeçari me iniciale A.B., për të cilin pretendohet se ka humbur jetën gjatë kohës që po ndiqej nga policia pasi nëna e tij e kishte denoncuar për vjedhjen e 500 lekë të vjetra nga shtëpia e tij.

Por, të kontaktuar nga Newsbomb.al, blutë e kryeqytetit mohojnë që të jenë përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, duke hedhur poshtë pretendimet e bëra në rrjetet sociale nga persona anonim. 


Një 16-vjeçar nga Kamza dyshohet se ka humbur jetën në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së uniformave blu. 16 -vjeçari dyshohet se është rrëzuar nga një lartësi ndërsa ndiqej nga policia pasi i kishte vjedhur të ëmës 500 lekë të vjetra dhe kjo e fundit e kishte denoncuar.

Lajmi nuk konfirmohet zyrtarisht por është një qytetar ai i cili e ka denoncuar në faqen sociale “Jeta osh qef” dhe që sipas tij, policia e mediat e fshehën qëllimisht lajmin.

"Përshëndetje Jeta osh Qef!!

Unë që të shkruaj jam nga Kamza dhe fatkqësisht dje miku im vetëm 16 vjec, i cili vdiq dje në darkë pasi u rrëzua nga një lartësi në përpjekje për t'i ikur policisë , mendoj se ky lajm u fsheh mirë nga shteti dhe mediat pa u bërë publik e doja që ta bëja këtu publik tek ju.....Krimi që kishte bërë djali në fjale ishte se i kishte vjedhur mamasë së tij 500 lek të vjetra dhe ajo e kishte denoncuar. Policia jone si e paaftë që është, gjatë shoqërimit të djalit nuk arritën ta kontrrollonin.Ai u largua duke u futur në një ndertesë ku në përpjekeje për tu larguar fatkeqësisht u rrëzua dhe vdiq...Kërkoj thjesht që dikush ta shohë këtë dhe përgjegjësit për jetën e të voglit të marrin atë që meritojnë, pasi policia duhet të na ruaje ne jo të na trajtojë si kafshë tu na marrë zvarrë rrugëve për në komisariat aq më pak një 16 vjeçar...", denoncon miku i tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytjet, gazetari i Shkodrës thirrje kolegëve për bojkot të OSBE: Thërrasin gazetarë nga Tirana që s’ja kanë idenë
Aksident i rëndë, furgoni i fëmijëve përplaset me biçikletën »
Article Logic
Execution time: 0.013102054595947
array(1) { ["section"]=> string(95) "po-i-shmangej-arrestimit-humb-jeten-16-vjecari-reagon-policia-nuk-kemi-lidhje-me-ngjarjen-20952" }