‘Po ishte babi, unë e pashë’, në gjendje shoku djali 5 vjeçar i shqiptares që u vra nga burri maroken

Publikuar tek: bota, më 10:42 31-05-2018 ‘Po ishte babi, unë e pashë’, në gjendje shoku djali 5 vjeçar i shqiptares që u vra nga burri maroken

“Po, ishte babi, unë e pashë”, kjo është fraza që përsërit vazhdimisht djali 5 vjeçar i Fjoralba Nonajt, shqiptares që u vra dje në makinë nga burri i saj maroken, me të cilin kishin pak muaj që ishin ndarë.

Mediat italiane thonë se djali është tashmë në gjendje shoku dhe po kurohet në spitalin në Desio.

Ai është i tmerruar, pasi ka parë me sytë e tij gjithçka që ka ndodhur, ka parë se si i ati ka vrarë me thikë nënën e tij, duke e lënë të vdekur mes pellgut të gjakut brenda në makinë.

Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, pasi ishte thirrur nga disa kalimtarë, Fjoralba ishte pa jetë, pulsi nuk i ndihej.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013256072998047
array(1) { ["section"]=> string(104) "po-ishte-babi-une-e-pashe-ne-gjendje-shoku-djali-5-vjecar-i-shqiptares-qe-u-vra-nga-burri-maroken-122750" }