Po kalonin 8 të huaj në kufi, arrestohen 4 persona, 1 tjetër në kërkim, u sekuestrohen 4 makina  (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:49 27-02-2020 Po kalonin 8 të huaj në kufi, arrestohen 4 persona, 1 tjetër në kërkim, u sekuestrohen 4 makina  (DETAJE)

Kapen duke transportuar 8 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

 

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Kryqëzimi", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. S., 24 vjeçe, banuese në Vlorë; F. K., 24 vjeç; R. D., 19 vjeç; R. H., 20 vjeç, banues në Durrës.

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. K., 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, njofton policia, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “SAAB”, “Fiat” dhe “Mercedes-Benz”, tetë shtetas të huaj, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 automjete dhe 6 celularë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068621635437012
array(1) { ["section"]=> string(106) "po-kalonin-8-te-huaj-ne-kufi-arrestohen-4-persona-1-tjeter-ne-kerkim-u-sekuestrohen-4-makina-detaje-196618" }