Po kalonte rrugën, autobusi përplas të moshuarën në Tiranë (NJOFTIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:38 19-11-2019 Po kalonte rrugën, autobusi përplas të moshuarën në Tiranë (NJOFTIMI)

Një 72 vjeçare është përplasur nga një autobus pranë digës së liqenit në Tiranë mëngjesin e sotëm.

E moshuara B.Ç. po kalonte rrugën në momentin kur u godit nga automjeti , që drejtohej nga J.L.. Ajo ka marrë dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave zyrtare, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

Sakaq, policia mbërriti në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:15 në rrugën e “4 Dëshmorët” automjeti me drejtues shtetasin J. L, ka përplasur këmbësoren B. Ç.,72 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja shtetasja B. Ç, është dërguar në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i autobusit shtetasi J. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091249942779541
array(1) { ["section"]=> string(73) "po-kalonte-rrugen-autobusi-perplas-te-moshuaren-ne-tirane-njoftimi-186410" }