Po kryente marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren në hotel, 61-vjeçari kosovar ndërroi jetë pasi piu viagra

Publikuar tek: rajon, më 11:51 03-12-2020 Po kryente marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren në hotel, 61-vjeçari kosovar ndërroi jetë pasi piu viagra Foto ilustruese

Një 61-vjeçar nga Gjakova, ka ndërruar jetë në një motel, pasi piu viagra.

Sipas informacioneve nga mediat kosovare, 61-vjeçari vdiq gjatë aktit seksual me një 21-vjeçare.

Trupi i tij është gjetur gjatë pasdites të së mërkurës, në një motel në afërsi të Gjakovës.

Policia është lajmëruar nga 21-vjeçarja e cila kishte tentuar që t'i jepte ndihmë, por pasi ka parë se 61-vjeçari nuk mbijetoi ka njoftuar policinë.

Mësohet se 61-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, që dyshohet se është shkaktuar nga viagra.

 “Hetim i vdekjes-Gjakovë 02.12.2020-17:15.Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen  e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greqia merr vendimin drastik, baret dhe klubet e natës kyçen deri sa të vijë vaksina
»
Article Logic
Execution time: 0.010418176651001
array(1) { ["section"]=> string(110) "po-kryente-marredhenie-seksuale-me-21-vjecaren-ne-hotel-61-vjecari-kosovar-nderroi-jete-pasi-piu-viagra-230023" }