Po largoheshin nga dhuna, mbytet anija me 60 myslimanë Rohingya

Publikuar tek: bota, më 17:13 29-09-2017 Po largoheshin nga dhuna, mbytet anija me 60 myslimanë Rohingya

Rreth 60 persona mendohet se kanë humbur jetën pasi anija me të cilën po udhëtonin është mbytur pranë brigjeve të Bangladeshit.

Anija ishte e mbushur me myslimanë të cilët po largoheshin Mianmari, për shkak të dhunës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara tha se 23 persona janë konfirmuar të vdekur ndërsa 40 të tjerë konsiderohen të zhdukur dhe dyshohet të jenë mbytur.

Dhuna në shtetin Rakhine ka nisur më 25 gusht, kur militantët Rohingya kanë sulmuar disa poste të sigurisë.

Që nga fundi i gushtit e deri më tani janë larguar gjysëm milion Rohingya nga Mianmari drejt Bangladeshit për shkak i dhunës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ushtari vret dy shokë dhe oficerin, plagos disa të tjerë
Eventi i madh bën bashkë tre presidentët amerikanë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011008977890015
array(1) { ["section"]=> string(68) "po-largoheshin-nga-dhuna-mbytet-anija-me-60-myslimane-rohingya-94178" }