Po luante me armë me punonjësit, vetëplagoset pronari i karburantit në Berat (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:29 29-11-2020 Po luante me armë me punonjësit, vetëplagoset pronari i karburantit në Berat (EMRI) Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në rreth rrotullimin e Poshnjës në Urën-Vajgurore.  

Pronari i një karburanti ka qëlluar aksidentalisht veten me armë zjarri.

Sipas asaj që raporton policia, Irfan Aziz ka qënë duke luajtur me punëtorët me armë në dorë dhe pistoleta është shkrepur duke e goditur në dorë.

37-vjeçari, Azizi ka marrë plagë të rënda në dorë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ndihmës mjekësore, policia e ka shoqëruar në komisariat pasi arma ishte pa leje.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë të kriminalistikës,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve,që janë punonjësit e turnit të natës në karburant Azizi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Korifenj të polifonisë’, Meta vlerëson me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ këngëtarë dhe valltarë të isopolifonisë shqiptare
Policia ka marrë urdhër, Ministria e Shëndetësisë paralajmëron mbylljen totale prej Covid-it »
Article Logic
Execution time: 0.011963129043579
array(1) { ["section"]=> string(87) "po-luante-me-arme-me-punonjesit-veteplagoset-pronari-i-karburantit-ne-berat-emri-229574" }