Po mbante fjalim, presidenti i shpëton mrekullisht atentatit (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 07:55 05-08-2018 Po mbante fjalim, presidenti i shpëton mrekullisht atentatit (VIDEO)

Presidenti i Venzuleës Nicolas Madura i shpeton mrekullisht atentatit. Presidenti ishte duke mbajtur një fjalim në momentin kur disa drone me eksploziv filluan të shpërthejnë në ajër.

Sipas ministrit të Komunikimit, Jorde Rodrigues ky ishte një sulm ndaj liderit dhe zbuloi se rojet kombëtare mbeten të plagosura gjatë shpërthimit të eksplozivit.

Ndërsa presidenti e cilësoi si një atentat ndaj tij. “Ishte një atentat ndaj meje, tentuan të më vrisnin” tha Madura.

Ngjarja u u transmetua nga rrjeti shtetëror i lajmeve NTN24 Venezuela.

Pamjet tregojnë se Maduro ndodhet në këmbë së bashku me gruan e tij, Cilia Flores, ndërsa ai mban një fjalim mbi ekonominë e vendit.

Papritmas dëgjohet një zhurmë e fuqishme nga lart, në atë moment ai ndërpret fjalën dhe vështron lart. Ndërsa duket i tronditur.

Bodigardët hyjnë në sulm për ta mbrojtur atë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012436866760254
array(1) { ["section"]=> string(72) "po-mbante-fjalim-presidenti-i-shpeton-mrekullisht-atentatit-video-130192" }