Po mbante meshën, prifti 'fluturon' nga skena, e shtyn një grua (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:48 16-07-2019 Po mbante meshën, prifti 'fluturon' nga skena, e shtyn një grua (VIDEO)

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në Brazil, ku një grua ka shtyrë priftin që po mbante meshë.

At Marcelo Rossi po fliste në Cachoeira të Brazilit, kur gruaja vrapoi drejt skenës dhe e shtyu atë nga pas.

Në pamjet e publikuara nga mediat shihet teksa prifti “fluturon” nga skena. Kamera më pas fokusuar tek të pranishmit të cilët kanë mbetyr të shtangur nga ajo që ka ndodhur.

Fatmirësisht At Rossi nuk pësoi dëmtime nga rënia dhe vendosi që të mos e padiste 32-vjeçaren. Ai u rikthye për të vijuar me meshën pak minuta pas incidentit, shkruan Mirror, transmeton Newsbomb.al.

Ndërkohë, arsyet e këtij veprimi mbeten të paqarta, ndërsa 32 vjeçarja është arrestuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.06357216835022
array(1) { ["section"]=> string(72) "po-mbante-meshen-prifti-fluturon-nga-skena-e-shtyn-nje-grua-video-172382" }