Një debat i ashpër i cili ka degraduar dhe në fyerje ka ndodhur sot në mbrëmje në emisionin “Open”.
Përfaqësuesi ligjor i PD, Çlirim Gjata akuzoi tërthorazi Frrok Çupin dhe Plarent Ndrecën se me deklaratat e tyre po mbrojnë mafian.
Çupi i ka kërkuar ta tërheqë mbrapsht ose do përballet me të në gjyq.
Gjata: E di çfarë po ndodh këtu? Këtu po dëgjojmë që po mbrohet mafia. Në këtë studio.
Ndreca: Çfarë thua? Kush po mbron mafian?
Gjata: Ja në këtë studi po dëgjojmë nga ju që po e mbroni.
Çupi: Tërhiqe atë që the, çfarë është kjo? Si mund të më akuzosh mua se mbroj mafian?! Mbroj unë mafian?
Gjata: Po.
Çupi: Nuk thoni dot që mbroj mafian, se unë të hedh në gjyq.
Gjata: Po ja e thashë...
Çupi: Nuk e thua dot se të bëj të 99-at unë...
Gjata: Ja e thashë, ti po ti, di vetëm të ofendosh.
Çupi: Ose dil nga studio ose duhet të provosh që ne mborjmë mafian
Gjata: Po ju këtu po thoni që kjo është kot, këto janë llafe kot...
Çupi: Aty nuk ka ngjarje ju thoni...
Gjata: Ata janë mafioza, ju i mbroni, s’ke argument dhe ke vetëm fyerje.
Çupi: Këtu nuk ka asnjë fakt asnjë ngjarje.
Gjata: A janë mafiozë ata aty?