‘Po me patatet cfarë do bëjmë’, Paloka ironizon Ramën: ‘Resorti’ i Shishtavecit…

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 31-10-2018 ‘Po me patatet cfarë do bëjmë’, Paloka ironizon Ramën: ‘Resorti’ i Shishtavecit…

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka ironizuar premtimet në 3D të kryeministrit Rama që bëri gjatë vizitës që zhvilloi në Kukës.

Sipas Palokës  “resorti” i Shishtavecit për ski, do ua kalojë edhe atyre të Zvicrës dhe Austrisë.

Deputeti demokrat ka përmendur përmes fjalëve të një fermeri, edhe interesin e vërtetë të banorëve të Shishtavecit, që është kultivimi dhe tregtimi i patateve.

Postimi i plotë:

Rama sapo “ndertoi” ne Shishtavec resortin me te madh dhe me luksoz ne Evrope per ski...Nje burre qe Rama e kishte marre me vete foli ne anglisht per gati nje ore . Duke filluar nga sot, “resorti” i Shishtavecit per ski jo vetem do linte ne bisht Zvicren, Austrine e me rradhe , por dhe kampionatet me te rendesishme te skive do fillojne te zhvillohen nga sot, ne Shishtavec.
Kur mbaroi prezantimi ne 3D i “resortit”, nje prej fermereve e pyeti burrin qe fliste anglisht: 
“Po me patatet cfare do bejme...?”

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089070796966553
array(1) { ["section"]=> string(80) "po-me-patatet-cfare-do-bejme-paloka-ironizon-ramen-resorti-i-shishtavecit-139743" }