“Po më vret, po më vret”. Si i shpëtoi gruaja ish-bashkëshortit me armë në plazhin e Golemit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:57 22-07-2015 “Po më vret, po më vret”. Si i shpëtoi gruaja ish-bashkëshortit me armë në plazhin e Golemit

Me kërkesë të Prokurorisë së Kavajës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë për shtetasin  Fadil Kasemi, i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale “prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake”; dhe të “dhunës në familje”.

Me 19.07.2015, rreth ores 16.00’, shtetasja Fildes Hafizi se bashku me djalin e saj A. Kasemi, ka dale nga banesa per te shkuar tek shezlonet ne ane te detit,  kur ka pare se drejt tyre po afrohej ish bashkeshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, i cili kur ka konstatuar se Fildesi e ka pare eshte afruar me vrap pa i lene mundesi Fildesit qe te largohet apo te fshihet. Sapo e ka arritur, Fadili ka tentuar te hapte nje çante (marsupio) dhe te nxjerre diçka prej saj. Firdusi, duke dyshuar se ai donte te nxirrte arme, i eshte drejtuar duke iu lutur qe te mos i linte femijet jetime, si edhe ka tentuar t’i marre çanten. Fadili ka reaguar duke e goditur ne fytyre me grusht dhe e ka rezuar ne rere. Ata jane perleshur fizikisht me njeri-tjetrin e aty fillimisht ka nderhyre djali i tyre, i cili ka pare te atin te hape çanten e te tentoje te nxjerre prej andej nje send, qe ka qene pistolete, por qe nuk e ka nxjerre ate. Po ashtu, kane nderhyre edhe persona te tjere. Duke perfituar nga kjo nderhyrje, Fildesi ka mundur t’i marre çanten qe kishte rene ne toke e te vrapoje drejt hotel “Horiozontit” ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin S.GJ, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja ne fytyre dhe po bertiste: “Po me vret, po me vret” dhe  i ka kekuar ndihme si dhe te njoftonte policine. 

Ngjarja e plotë sipas Prokurorisë

Rreth orës 16.00 të datës 19.07.2015 shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur plazhi i Golemit të rrethit Kavaje në afërsi të hotel “Horizonti”, shtetasi Fadil Kasemi ka kanosur me anën e një pistolete që e mbante pa leje të organeve kompetente, në prani të femijeve, ish bashkeshorten e tij, shtetasen Fildes Hafizi..

Shtetasja Fildes Hafizi ka kallezuar se ka qene e martuar me shtetasin Fadil Kasemi e se në muajin maj të këtij viti ishin divorcuar, divorc për të cilin Fadili nuk ka qenë dakord. Para disa ditesh ajo ka ardhur në plazh në Golem së bashku me nënën dhe dy fëmijët, të cilët i ka në kujdestari, ku ka marrë një dhome me qera. Për levizjen e fëmijëve ajo ka vënë në dijeni të atin e tyre, shtetasin Fadil Kasemi. Fëmijët kanë mbajtur lidhje me të atin, duke telefonuar me të disa herë në dite. 

Çifti ka patur probleme e mosmarreveshje gjate koheve te fundit  dhe shtetasja Fildes Hafizi, duke u ndjere e rrezikuar, i eshte drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me kerkese per leshim te urdherit te mbrojtes, por ne gjykimin  e kerkeses se saj ajo nuk eshte paraqitur e per pasoje gjykata ka pushuar gjykimin. Me 19.07.2015, rreth ores 16.00’, shtetasja Fildes Hafizi se bashku me djalin e saj A. Kasemi, ka dale nga banesa per te shkuar tek shezlonet ne ane te detit,  kur ka pare se drejt tyre po afrohej ish bashkeshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, i cili kur ka konstatuar se Fildesi e ka pare eshte afruar me vrap pa i lene mundesi Fildesit qe te largohet apo te fshihet. Sapo e ka arritur, Fadili ka tentuar te hapte nje çante (marsupio) dhe te nxjerre diçka prej saj. Firdusi, duke dyshuar se ai donte te nxirrte arme, i eshte drejtuar duke iu lutur qe te mos i linte femijet jetime, si edhe ka tentuar t’i marre çanten. Fadili ka reaguar duke e goditur ne fytyre me grusht dhe e ka rezuar ne rere. Ata jane perleshur fizikisht me njeri-tjetrin e aty fillimisht ka nderhyre djali i tyre, i cili ka pare te atin te hape çanten e te tentoje te nxjerre prej andej nje send, qe ka qene pistolete, por qe nuk e ka nxjerre ate. Po ashtu, kane nderhyre edhe persona te tjere. Duke perfituar nga kjo nderhyrje, Fildesi ka mundur t’i marre çanten qe kishte rene ne toke e te vrapoje drejt hotel “Horiozontit” ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin S.GJ, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja ne fytyre dhe po bertiste: “Po me vret, po me vret” dhe  i ka kekuar ndihme si dhe te njoftonte policine. Policia ka mberritur shume shpejt e shtetasja Fildes Hafizi i ka dorezuar çanten, te cilen e  kishte patur  Fadili Kasemi. Brenda ne ke te çante policia gjeti e sekuestroi nje arme zjarri pistolete TT model 54 me kreher te vendosur ne te. Pas ngjarjes, Fadili eshte ulur ne shezlon, duke mbajtur koken me duar dhe kur ka shkuar policia per ta shoqeruar eshte prezantuar me gjeneralitete te sakta dhe nuk ka paraqitur asnje rezistence. Nga  verifikimi me gyp-indikator alkoli rezultoi se shtetasi Fadil Kasemi kishte perdorur pije alkolike dhe permbajtja e alkolit ishte 0,1% – 0,2 %. Ai ka pretenduar se ka konsumuar i vetem raki dhe vere ne sasi qe nuk justifikojne ate shkalle perqendrimim te konstatuar. Shtetasi Fadil Kasemi ka pretenduar ka qene nen ndikimin e alkolit dhe nuk i perceptonte drejt gjerat, por ka thene se arma dhe çanta nuk jane te tijat, por ne lidhje me çanten ka pretenduar se ajo i perkiste nje personi qe nuk e njihte e qe e kishte provokuar duke iu ulur ne tavoline, si dhe qe i kishte marre çelesat e vetures dhe i kishte futur ne çante . Vetura tip

“BMË, çelesat e te ciles u gjeten e u sekuestruan ne çanten ku ishte pistoleta i perket shtetasit fadil Kasemi, i cili e kishte blere pa bere dokumentat perkatese, pasi e kishte ne prove per disa dite. Nga kqyrja trupore e shtetases Fildes Hafizi konstatohet ne fyture shenje dhune fizike ne te.

Kjo shtetase eshte pajisur me vendim per ekspertim mjekoligjor, ekspertimi cili nuk eshte kryer ende. Arma e sekuestruar eshte derguar per ekspertim dektikloskopik veleresues e teknik balistik. Sherbimet e policise gjyqesore te Komisariatit te Policise Kavaje, fillimisht kane shoqeruar shtetasin Fadil Kasemi  per ne Komisariatin e Policise Kavaje e me pas, ndaj tij u vendos masa e arrestit ne flagrance.

Në kontrollim e vetures nuk rezultoi te gjendej apo sekuestrohej ndonje send i kundraligjshem.

Faktet e mesiperme permbajne  elemente te vepres penale te prodhimirt e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe te dhunes ne familje,  te parashikuat nga  neni 278/4 dhe 130/a/4 i K.Penal. Sherbimet e policies gjyqesore te Komisariatit te Policise Kavaje ne perputhje te plote me neni 252 te K.Pr.Penale  vendosen masen e “arrestimit ne flagrance ” ndaj shtetasit Fadil Kasemi, pasi ai eshte kapur me sende te kundraligjshme qe perbejne objektin e  vepres penale te parashikuar nga neni 278 io Kodit Penal si dhe eshte ne ndjekje nga personi i demtuar per vepren penale te parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.. Keto sherbime te policise gjyqesore duke respektuar kerkesat e nenit 251 te K.Pr.Penale , kane vendosur masen e “arrestimit ne flagrance ” ndaj shtetasit Fadil Kasemi. Vete i arrestuari Fadil Kasemi  nuk ka paraqitur asnje peretendim  lidhur me veprimet e policise gjate arrestimit te tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në konferencën e Deutsche Telekom: Kjo, një aventurë e zhvillimit të teknologjisë
Prokuroria pushon hetimet për ish-shefin e Interpol Tirana dhe ish-kreun e Policisë së Shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.011687040328979
array(1) { ["section"]=> string(94) "po-me-vret-po-me-vret-si-i-shpetoi-gruaja-ish-bashkeshortit-me-arme-ne-plazhin-e-golemit-16752" }