'Po na lënë të vdesim në spital po s'dhamë lekët', RAMA i përgjigjet qytetarit: Rast intoksimi nga media

Publikuar tek: aktualitet, më 11:28 25-11-2019 'Po na lënë të vdesim në spital po s'dhamë lekët', RAMA i përgjigjet qytetarit: Rast intoksimi nga media Edi Rama te ''Art Turbina''

Kryeministri Rama foli për një sërë çështjesh në Art Turbina, ku pritet që të prezantojë dhe paketën e re të masave speciale kundër krimit të organizuar dhe zyrtarëve të drejtësisë të korruptuar.

Kreu i qeverisë përsëriti dhe njëherë se moshapja e negociatiave për integrim në BE në 17 tetor ndodhi për shkak të mosmarrëveshje të brendshme mes anëtarëve të BE-së, ku Franca u printe vendeve skeptike.

Në njërin prej komenteve të një qytetari, i cili shprehej se shëndetësia shqiptare është totalisht e rënë përtokë pasi mjekët nuk ofrojnë shërbim nëse pacientët nuk paguajnë, Rama u shpreh se në 60-95 mijë ndërhyrje kirurgjikale që kryhen çdo vit, dështimet dhe gabimet nuk janë të pashmangshme dhe se një rast i tillë kur përkthehet nga media si skandal besohet si e vërtetë.

''Mund të dëshmoj pa ngurim, refuzimi ishte rezultat i një konflikti të brendshëm, nga divergjenca mes Francës deh Gjermanisë, si dhe Francvës e ca shteteve.

Aq e vërtetë është sa janë thirrur 4 ambasadorët në Paris, Serbia e Mali i Zi nisin negociatat. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin akoma që t'i nisin negociatat. Janë thirrur për të çelur një dialog në lidhje me Francën për proçesin e zgjerimit dhe sipas Francës si duhet të rikonfigurohet proçesi.

Ne e kemi humbur këtë tren të vitit 2019 për shkak të kësaj divergjence. Çfarë vlen të theksohet është se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër për rrugës drejt Europës, edhe po të ishte vendimi pozitiv. E kemi shprehur që në programin tonë të parë të qeverisjes.

Nuk është një proçes thjesht për të vajtur në stacion, por sepse është në interes të vendit tonë dhe brezave të ardhshëm dhe importon nga BE-ja dijet e nevojshme për të modernizuar shtetin.

Edhe Reforma në Drejtësi nuk do të bëhej po të mos bëheshim pjesë e këtij proçesi, nuk do të bëhej pjesë e BE-. BE dhe SHBA janë rrugëtarët tanë.

Ky proçes i vështirë ka ndikuar dhe ekonominë e vendit. Ia vlen të përsëritet se sot kemi të dhëna në ekonomi se kokëfortësisht nuk krahasohet situata sot me dje, por nuk ka të krahasuar me nevojat dhe pritshmëritë e gjithkujt për një ekonomi më të fortë dhe më të gatshme t'ju ofrojë të gjithëve mundësi.

(Përgjigjet për ankesën e qytetarit për sistemin shëndetësor) Është një tjetër qasje që tregon frustrim dhe kjo është një kategori të gjerë njerëzish. Duke qenë se jemi në një botë, sidomos kjo mikrobota jonë, ku ushqehet me toksina dhe helmohet çdo ditë me lajmin e keq dhe manipulimin, mbetemi në pozicion të vështirë me të vërtetën. Sot bëhen 60 mijë operacione kirurgjikale, bashkë me mikrokirurgjinë shkojmë në 95 mijë, mund të ndodhë që të ketë një dështim dhe skandal. Një këtu, një atje krijohet një atmosferë jo e mirë, dhe e ka të vështirë që një njeri nga ekrani të racionalizojë dy raport'', bëri me dije Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Buxheti i 2020 për Ministrinë e Jashtme, revoltohet Hajdari: Jeni komplet jashtë realitetit, nuk dini çfarë bëni
Rama thyen HESHTJEN për vilën në Surrel: Gjysmë milioni shqiptarë kanë vila më të mira se e imja, udhëtoj me biznes class vetëm përtej oqeanit »
Article Logic
Execution time: 0.01159405708313
array(1) { ["section"]=> string(107) "po-na-lene-te-vdesim-ne-spital-po-s-dhame-leket-rama-i-pergjigjet-qytetarit-rast-intoksimi-nga-media-187127" }