Një pallat në zonën e “Kopështit Botanik” rrezikon shembjen dhe dhjetra familje janë evakuuar. Edhe banesa e gazetares Anduena Llabani është në këtë pallat të cilit i është ndërprerë dhe energjia elektrike.
“Po na shëmbet shtepia...nje zot e di kur do vin dhe dritat!!” shkruan Llabani.
Policia e Shtetit ka bërë me dije se evaukimi i banorëve të pallatit, që rrezikon shembjen e plotë, ka nisur që më datë 26. Nga ana tjetër, blutë bëjnë me dije se janë shpërngulur 34 familje në një hotel, ndërsa sot janë evakuuar 7. Shkak për këtë rrezik shembje dyshohet të jetë cilësia e dobët e punimeve të firmës ndërtuese.