'Po na trajtojnë si qenër', 10 emigrantë kalojnë natën e tretë në tokë neutrale në Kakavijë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:52 09-04-2020 'Po na trajtojnë si qenër', 10 emigrantë kalojnë natën e tretë në tokë neutrale në Kakavijë Foto ilustruese

10 emigrantë shqiptarë gjenden prej 3 ditësh në tokë neutrale në doganën e Kakavijës.

Atyre u ndalohet të futen në territorin shqiptar, pasi kufijtë janë të mbyllur.

Ata shprehen se duan të shkojnë në shtëpitë e tyre pranë familjarëve dhe për këtë nuk duhet t'i ndalojë askush.

Të indinjuar, i kërkojnë ndihmë presidentit Ilir Meta, partive politike pasi sipas tij janë lënë të braktisur nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria.

Ata kanë ndezur një zjarr për t'i bërë ballë temperaturave të ulta.

"Jemi në Kakavijë të bllokuar nga dogana shqiptare. Kemi tre ditë dhe tre net që jemi të izoluar dhe të bllokuar nga qeveria shqiptare. i bëjmë thirrje kryeministrit, duam rrugëzgjidhje, edhe mediave iu bëjmë thirrje që ta përhapin këtë çështje tonë. Dhe partive politike dhe presidentit, se qeveritarët nuk duan ta dinë a jemi gjallë a s'jemi gjallë. Jemi shtetas shqiptar"

"Duhet me marrë pasaportë serbe të hymë në tokë shqiptare se me pasaporta shqiptare nuk pinë më ujë".

"Kur ne jemi shqiptar, ikim si njerëz dhe greku na sillet si njeri dhe shteti jonë shqiptar me në krye Ramën na trajtojnë si qenër. Por kalojmë me lopë e derra, dhe ne shqiptarët që jemi njerëz me dokumente të refuzohemi nga shteti jonë, kur nuk na ndalon njeri. Por të ishim në luftë siç thotë Rama, shqiptarët duhet të ktheheshin në shtëpi që të jetë në shtetin e tij, kombin e tij jo të katandisen rrugëve më keq se skllevërit. Po hyn të huaj në shtetin tonë dhe ne të mos hynë?Jam nga Berati dhe me atë emër që më ka lindur nëna dhe me atë do të vdes. Edhe sot të vdes këtu, ama dihet që jam shqiptar dhe dua zgjidhje. Por bëjmë 72 orë që dhe në burg nuk mbahen njerëzit. Do jap intervistë në TV grek dhe do them këto gjëra që ta dëgjoj e gjithë Europa se çfarë po bën shteti shqiptar për njerëzit e tija", tha për Report Tv disa nga emigrantët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093951225280762
array(1) { ["section"]=> string(95) "po-na-trajtojne-si-qener-10-emigrante-kalojne-naten-e-trete-ne-toke-neutrale-ne-kakavije-201940" }