Policia e Vlorës ka arrestuar një 43-vjeçar që po ndërtonte një objekt pa leje në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar.
Berti Çakaj, 43 vjeç, banues në fshatin Plyk të Fierit, është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt (banesë) pranë zonës së quajtur “Tregu i Orizit”, pa lejet përkatëse ligjore.