Po ndihmonte një vajzë të kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet 23-vjeçari në Kakakvijë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:31 08-11-2019 Po ndihmonte një vajzë të kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet 23-vjeçari në Kakakvijë Pika e kalimit kufitar në Kakavijë

Një person është arrestuar në flagrancë në Kakavijë dhe një vajzë është proceduar penalisht.

Blutë raportojnë se kanë vënë në pranga të riun me iniciale R. L., 23 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, pasi u kap duke kaluar ilegalisht një vajzë.

Autoritetet kanë proceduar edhe shtetasen B.V, e cila kishte falsifikuar dokumentat për kalimin e kufirit.

Kakavijë/ Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase, për veprat penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve".

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasi R. L. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetases B. V.

Nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 23 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen B. V., për veprën penale "Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve", pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pasaportën e saj janë konstatuar vula të dyshuara të falsifikuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026789903640747
array(1) { ["section"]=> string(94) "po-ndihmonte-nje-vajze-te-kalonte-ilegalisht-kufirin-arrestohet-23-vjecari-ne-kakakvije-185164" }