Po ndiqte festën e djalit të vogël, vritet gazetari në Meksikë

Publikuar tek: bota, më 20:40 20-12-2017 Po ndiqte festën e djalit të vogël, vritet gazetari në Meksikë

Një gazetar meksikan u vra në një sulm mafioz gjatë një feste të Krishtlindjeve në një shkollë fillore në shtetin e Veracruzit, në Meksikë. 

Gumaro Perez është gazetari i dhjetë i vrarë këtë vit në Meksikë, një numër shumë i lartë që sipas vëzhguesve tregon një krizë serioze të lirisë së shprehjes në këtë vend.

Perez, 34 vjeç, një gazetar i kronikës së zezë raportonte për disa gazeta të ndryshme lokale.

Mediat e huaja raportojne se  Gumaro Perez po ndiqte festën e shkollës që ku ishte dhe djali i tij, në këtë kohë sulmuesit e paidentifikuar e vranë në vend.

Ai themeloi faqen e internetit “La Voz del Sur” dhe gjithashtu njihej për disa shkrime të kryera kundër qeverisë lokale. /newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentoi të kapë gruan që u hodh nga pallati, vdes edhe roja i sigurisë
Pushime në Bahamas me biznesmenin miliarder, kryeministri i Kanadasë shkeli disa rregulla të etikës »
Article Logic
Execution time: 0.011091947555542
array(1) { ["section"]=> string(68) "po-ndiqte-festen-e-djalit-te-vogel-vritet-gazetari-ne-meksike-103800" }