PO NDODH: Grabitet karburanti, policët përleshen me armë me autorët, krismat terrorizojnë banorët (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:07 24-02-2017 PO NDODH: Grabitet karburanti, policët përleshen me armë me autorët, krismat terrorizojnë banorët (FOTO)

Grabitje me armë para pak minutash në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dishnicë, vetëm pak kilometra larg qytetit.

Autorët dyshohet se kanë qenë tre persona të maskuar dhe ka patur një shkëmbim zjarri të fortë mes tyre dhe policisë, raporton newsbomb.al.

Të paktën 10 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, gjë që flet për një situatë të vështirë mes grabitësve dhe punonjësve blu. Mësohet se grabitësit fillimish kanë lidhur rojen e karburantit duke e neutralizuar por janë pikasur nga një banore e zonës që ka njoftuar menjëherë policinë.

Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura ndërsa autorët kanë mundur t’ia mbathin pas disa minutash nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Më datë 24.02.2017, rreth orës 01:00, jemi njoftuar se pranë fshatit Dishnicë, tre shtetas të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur në ambjentet e brendshme të një pike karburanti, një sasi lekësh.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, pasi kanë parë të afroheshin shërbimet e Policisë, kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me zjarr.

Më pas këta shtetas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

e.jpg

e1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mega-operacioni antidrogë, “siten” tunele e farmacitë bujqësorë nga 3100 forca speciale dhe shikoni çfarë zbulohet (VIDEO)
TMERR/ Arrestohet adoleshentja tutore, detyronte të miturën të shkojë me burra të martuar »
Article Logic
Execution time: 0.010684013366699
array(1) { ["section"]=> string(105) "po-ndodh-grabitet-karburanti-policet-perleshen-me-arme-me-autoret-krismat-terrorizojne-banoret-foto-69789" }