Qytetarë dhe aktivistë të shumë të Lëvizjes Vetëvendosje po protestojnë në këto momente para Hotel Rogner, ku po zhvillohet takimi mes Ramës, Vuçiç e Zaev.
Ky takim zhvillohet në kuadër të Samitit të Shengenit Ballkanik, ndërsa qytetarë dhe aktivistë të shumtë janë kundër këtij takimi dhe vizitës së Presidentit serb Vuçiç në Tiranë, pasi rreth një javë më parë ky i fundit e quajti masakrën e Reçakut të fabrikuar.
Forca të shumta policie kanë rrethuar aktivistët e Vetëvendosjes të cilët brohorasin emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe emrin e Adem Jasharit.
Ndiqni pamjet live: