Po ndodh/ Ulën dënimin e Dritan Dajtit, kontrolle blic në banesat e gjyqtarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 07:38 15-02-2019 Po ndodh/ Ulën dënimin e Dritan Dajtit, kontrolle blic në banesat e gjyqtarëve

Forcat speciale të policisë  po kryejnë kontrolle blic në 5 banesat e 3 gjyqtarëve të cilët ulën dënimin e Dritan Dajtit.

Mësohet se kontrollet një banesat e gjyqtarëve Skender Denimi, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliajt po kryhen në bazë të operacionit 'Forca e Ligjit'.

Keto kontrolle kanë ardhur pas informacioneve se gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kane dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit.

Operacioni është duke ndodhur në këto momente në tre qytete të ndryshme, Lezhë, Tiranë dhe Sarandë.

Dajti vrau disa vite më parë 4 policë, të veshur civilë, të cilët kishin shkuar për ta arrestuar.

3 gjyqtarët vendosën shfuqizimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij me 25 vite burg.

Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka nisur procedimi për veprën penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë,  dhe shpërdorim të detyrës

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022217035293579
array(1) { ["section"]=> string(83) "po-ndodh-ulen-denimin-e-dritan-dajtit-kontrolle-blic-ne-banesat-e-gjyqtareve-152814" }