'Po nuk paguat do ju dërgoj shqiptarët', arrestohet italiani që kërcënonte biznesmenët

Publikuar tek: rajon, më 15:09 28-04-2019 'Po nuk paguat do ju dërgoj shqiptarët', arrestohet italiani që kërcënonte biznesmenët Foto ilustruese

Policia e Torinos ka vënë në pranga një italian që kërcënonte biznesmenët.

53 vjeçari Roberto Loccisano i shantazhonte ato duke pretenduar se i kishin borxhe, ndërkohë që për të përmbushur kërcënimet përdorte shqiptarët.

“Nëse ju nuk paguani borxhet që keni, do iu dërgoj shqiptarët ose moldavët. Ata mund të bëjnë diçka karshi jush”, ishte një nga mesazhet që i dërgonte italiani biznesmenëve.

Ai i kërkonte atyre 100 mijë euro, ndonëse në të vërtetë nuk i kishin asnjë borxh.

Roberto Loccisano ishte një emër i njohur për policinë e shtetit fqinj, pasi në vitet 1980 kishte kryer një vrasje, ndërsa tashmë po vuan dënimin për kërcënim dhe zhvatje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067629814147949
array(1) { ["section"]=> string(90) "po-nuk-paguat-do-ju-dergoj-shqiptaret-arrestohet-italiani-qe-kercenonte-biznesmenet-162168" }