Po përdoret masivisht nga VIP-at 'për t'u plakur', ekspertët ngrejnë ALARMIN: FaceApp rrezikon sigurinë, ju vjedh fotot

Publikuar tek: bota, më 13:40 17-07-2019 Po përdoret masivisht nga VIP-at 'për t'u plakur', ekspertët ngrejnë ALARMIN: FaceApp rrezikon sigurinë, ju vjedh fotot

Një filtër i ri në aplikacionin 'FaceApp' ka 'çmendur' VIP-at, e jo vetëm dhe po përdoret masivisht.

Aplikacioni rus përdor inteligjencën artificiale mbi portretin e një personi dfhe e transformon në një njeri të moshuar.

FaceApp zgjedh një foto nga galeria e telefonit të personit që e përdor, por pikërisht për këtë gjë ekspertët janë të shqetësuar, raporton Daily Mail, transmeton Neësbomb.al.

Meqënëse FaceApp është aplikacioni më i shkarkuar për momentin në telefonat Android dhe iOS, ekspertët kanë ngritur alarmin për sigurinë.

Duke qenë se personat i japin licensë të vazhdueshme pa pagesë, ekspertët thonë se ky aplikacion mund të hyjë dhe të ruajë të dhëna dhe imazhe nga galeria pa lejen tuaj.

"Hakerët janë në gjendje të regjistrojnë faqet e internetit që njerëzit vizitojnë dhe aktivitetet që kryejnë në ato faqet e internetit për një kohë të gjatë, por ata nuk e dinë gjithmonë cilët janë ata përdorues", tha Eksperti i Sigurisë dhe menaxheri i marketingut Ex-Gmail për Google Ariel Hochstadt, në një prononcim për Mail Online.

"Me kaq shumë shkelje, ata mund të marrin informacione dhe hackojnë kamera dhe të jenë në gjendje të krijojnë një bazë të dhënash të njerëzve në mbarë botën, me informacionin që këta njerëz nuk e imagjinonin se është mbledhur mbi to", vijoi ai.

"Nëse ju filloni ta përdorni këtë, nuk do të dëshironi, në të ardhmen kur të përdorni fytyrën tuaj si kod për të përdorur gjëra, si paratë tona dhe kartat e kreditit, atëherë ju i keni dorëzuar çelësat atyre"', deklaroi Ariel Hochstadt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071001052856445
array(1) { ["section"]=> string(121) "po-perdoret-masivisht-nga-vip-at-per-t-u-plakur-ekspertet-ngrejne-alarmin-faceapp-rrezikon-sigurine-ju-vjedh-fotot-172488" }