Po provonte biçikletën e re elektrike, Simon Cowell rrëzohet dhe përfundon në spital

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:10 11-08-2020 Po provonte biçikletën e re elektrike, Simon Cowell rrëzohet dhe përfundon në spital Simon Cowell

Simon Cowell, personi që mban firmën e krijimit të "America’s Got Talent" është shtruar në spital.

Mësohet që ai të jetë rrëzuar nga biçikleta, në oborrin e shtëpisë së tij në Malibu të Kalifornisë.

Përfaqësuesi ligjor i Cowell tregon se shefi i tij po provonte biçikletën e re elektrike, por nga pakujdesia ka rënë.

Ai ka një frakturë në shtyllë kurrizore, por nuk dihet ende se në çfarë shkalle është dëmtimi, ndërsa ai po qëndron në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mediat britanike kanë kontaktuar vetë me juristin e "America's Got Talent", për të mësuar nëse ai do të jetë javën e ardhshme në peticion.

Nuk ka ende një konfirmim nga ana e tij, megjithatë ai ka theksuar se edhe pse jo fizikisht, shpirtërisht do të jetë atje, i vëmendshëm ndaj çdo talenti të ri dhe i gatshëm për të dhënë mendimin e tij.

Për Cowell kjo nuk është hera e parë që pëson të tilla incidente. Ai është rrëzuar edhe njëherë në vitin 2017 nga shkallët e banesës së tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012042999267578
array(1) { ["section"]=> string(90) "po-provonte-bicikleten-e-re-elektrike-simon-cowell-rrezohet-dhe-perfundon-ne-spital-216773" }