Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lundër, Tiranë.
Bëhet me dije se një 35-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i shtëpisë, teksa ishte duke punuar.
Mësohet se ka rënë nga kati i dytë Armand Medani, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.