PO PUSHTETARËT, ME SE USHQEHEN?

Publikuar tek: pa-stres, më 10:57 04-05-2019 PO PUSHTETARËT, ME SE USHQEHEN?

Nga EDI OGA- ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i këtij materiali

Si çdo të shtunë, dola edhe sot për të bërë pazar. E nisa nga tregu i fruta-perimeve.

Domatet ishin të mëdha, po ngjanin si plastike. Çava njërën, mbante era çantë shkolle. Më kanë thënë se i hedhin aq shumë hormone sa rriten për një javë. Tregtari më pa që po hezitoja dhe më foli:

-Jon damatet e baçes time, merri pa marak!

-Mua më duken si të rritura me hormone!

-Shum lajme shifni ju qytetart, jeni bo t'gjith eksperta!

-Epo mirë. Po e kafshove këtë gjysmën që ndava unë, do të blej tre kile!

-Pash zotin se do m'lesh kalamojt pa buk!

-Kaq helm kanë?! Ke frikë se vdes?!

-Jo jo, po mos hap llafin që i kom me hormona se mi le pa shit!

-A më gjen dot ca domate normale? Ti blej sa të jenë!

-Vallaj pak kom sivjet, ene ato i konsumoj vetëm për shpinë time!

I lashë domatet dhe kapa një spec. E theva më dysh. Kërciti si vizore. Mbante era laborator kimie. Kapa një trangull. Doja ta këpusja në mes, u përkul si të qe shkop gome, por nuk u nda. Sallata jeshile m'u duk e mirë. Mora nja dy kokë dhe i futa në qese.

-Lene atë se nuk osht për ty, më tha tregtari, nuk e shikon gjith xixa onash?!

-Edhe kjo nga baçja jote?

-Jo, po ai që i prodhu kto, osht ene mo kodosh se un!

-Më fal, po çfarë të blej? Çfarë do ha unë?!

-Patatet ne qepët nuk jon tonat. Jon importi!

-A janë të mira të paktën!

-Ca thon t'mira, ca thon ç'ka, ca thon s'bojn fare! Un n'shpi teme nuk i fus!

E përshëndeta tregëtarin dhe bëra të dal nga tregu. Afër portës, ishte ulur një zonjë me disa bidona plastikë pijesh me gaz, të mbushura me një lëng me ngjyrë të bardhë për të cilin ajo thoshte se ishte qumësht lope. Gati i bleva nja dy shishe, duke menduar se qumështi industrial që shesin në markete, vërtetë mund të jetë më i pastër, por nuk ka asgjë prej lope brenda. As djathë nuk mora se e bëjnë me niseshte. Vezët vetëm formën kishin të vezës. Lëkura nga jashtë ishte e zbehtë si fytyra e një gruaje të sapodivorcuar. Nga brenda, e bardha ishte e gri kurse e kuqja portokalli në jeshile. Duarbosh u drejtova për tek dyqani i mishit. "Do vish nga mesi i javës", më tha shitësi, sepse dikur i kam bërë një nder. Mendova të marr një bukë dhe të kthehem në shtëpi. E di që është me miell paproteina, po ç'të bëjmë, pa bukë nuk rrihet.                              

-Më jep një bukë të zezë, i them.

-Merre të bardhë më mirë, tha shitësja dhe më pa nga këpucët. I kisha lyer në mëngjes me bojë të zezë.

Rrugës u futa në mendime. Në vend që ne shqiptarët të përmirësohemi si njerëz dhe të kapim perëndimorët, po bëhemi më keq. Ushqimet e modifikuara gjenetikisht po na ndryshojnë gjenet. Po na i vrasin gjenet. Vrasja e gjeneve a quhet gjenocid...?!

Ore po këta pushtetarët çfarë hanë për vete, që nuk ankohen kurrë për ushqimet?!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PARTIÇKAT OSE MIZAT E MJ*TIT!
»
Article Logic
Execution time: 0.024749040603638
array(1) { ["section"]=> string(36) "po-pushtetaret-me-se-ushqehen-162912" }