“Po qeshja me drejtorin e një medie të madhe”, Basha: Ata që thonë se unë do bëhem kryeministër dhe Rama president...

Publikuar tek: politike, më 21:45 28-05-2020 “Po qeshja me drejtorin e një medie të madhe”, Basha: Ata që thonë se unë do bëhem kryeministër dhe Rama president...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha hodhi poshtë zërat për një marrëveshje të fshehtë me kryeministrin Edi Rama, duke treguar një episod mes tij dhe drejtorit të një media të madhe në vend.

Basha tha se “po qeshte” së bashku me drejtorin e kësaj medie, pasi ata që hedhin teoritë për marrëveshje me Ramën, në mëngjes thonë se ka marrëveshje që Ilir Meta të bëhet kryeministër e Rama president, dhe në padsite thonë se ka marrëveshje që Basha të bëhet kryeministër e Rama president.

Kryedemokrati tha se kjo është strategji e mazhorancës për të përhapur propagandë.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Fevziu: A ka një marrëveshje të diskutuar apo të nënkuptuar, sy ndër sy apo me ndërmjetës, mes jush dhe kryeministrit Edi Rama.

Basha: Propagandë e lodhur dhe e vjetër. Ata që shpërndajnë këtë propagandë hedhin versione të ndryshme. Po qeshnim një ditë me drejtorin e një media të madhe, me ata që thonë në mëngjes që ka marrëveshje që Rama të bëhet president e Meta të bëhet kryeministër, dhe në pasdite thonë se ka marrëveshje që Basha të bëhet Kryeministër e Rama president.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095529556274414
array(1) { ["section"]=> string(117) "po-qeshja-me-drejtorin-e-nje-medie-te-madhe-basha-ata-qe-thone-se-une-do-behem-kryeminister-dhe-rama-president-208204" }