Po Rama pse nuk ja lë vendin një gruaje?!

Publikuar tek: analiza-komente, më 19:33 29-08-2019 Po Rama pse nuk ja lë vendin një gruaje?! Gazetari Denis Dyrnjaja

Nga Denis Dyrnjaja

Kryeministri gjatë gjithë fushatës elektorale por edhe në vijimësi promovoi dhe vazhdon të theksojë me një gjuhë gati diskriminuese ndaj burrave, idenë e angazhimit të grave në administrim dhe në politikë. Madje idea bastardoi deri në humorin se edhe certifikatat e pronësisë për legalizimet kur i shpërndante, dëshironte t'ua jepte grave, pasi burrat sipas tij janë një lloj qenieje me probleme brenda familjes dhe shoqërisë.

A ka burra të tillë? Sa të duash! A janë të gjithë të tillë? Apsolitisht jo! Po pse atëherë kryeministri sa vjen e shton dozën se gratë janë për punë e burrat jo. Gratë janë më të afta e burrat jo. Pse kjo frymë ndasie që në çdo rast në njërin krah krijon diskriminim. Besoj se nuk ka ndonjë grua që mendon se duhet promovuar një grua e paaftë vetëm për shkak se është grua.

Ndaj kjo teza seksiste e Ramës, është po aq diskriminuese sa mohimi i çdo gruaje që duhet të ketë vendin e saj për kontributin e saj, sipas meritave të saj në çdo detyrë, familje apo shoqëri. Se ky varianti që punët shkojnë keq vetëm pse janë burrat ngjan i çalë, ose nëse është kaq real dhe beson kaq fort te ajo që promovon, kryeministri t'ja lëre detyrën një gruaje. Kjo vërtetë do ishte një hap i madh emancipimi që nuk mbetet vetëm në angazhim propagandistik dhe konjuktural.

Me atë rast do të zgjidhej dhe kjo "kriza e tjerrë" politike e pambarimtë që buron prej burrash - sipas tezës së Ramës.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076591968536377
array(1) { ["section"]=> string(46) "po-rama-pse-nuk-ja-le-vendin-nje-gruaje-176669" }