Po raportonte 'live', gazetares i afrohen me thikë dhe e grabisin (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 08:41 02-07-2020 Po raportonte 'live', gazetares i afrohen me thikë dhe e grabisin (VIDEO) Gazetarja braziliane qe u grabit 'live'

Një ngjarje e frikshme dhe jo e zakonshme ka ndodhur në Brazil, pasi korrespondenten e CNN, Bruna Masado, e kanë grabitur në momentin që ishte në raportim 'live'.

Video e regjistruar tregon se grabitësi iu afrua dhe gazetarja në fillim mendoi se ishte dikush me kapuç që donte të fliste, ndaj e përshëndeti.

Por grabitësi nxori thikën dhe filloi ta kërcënonte, duke i kërkuar celularët që gazetarja kishte.

Ajo ia dha të dy telefonat që kishte me vete, ndërsa fatmirësisht nuk u lëndua vetë, por ngjarjen e panë qindra mijëra persona 'live'.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088100433349609
array(1) { ["section"]=> string(75) "po-raportonte-live-gazetares-i-afrohen-me-thike-dhe-e-grabisin-video-212516" }