Po rikthehet 'Majku i Hekurt', bëhuni gati të ktheheni edhe njëherë pas në kohë (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 14:32 12-05-2020 Po rikthehet 'Majku i Hekurt', bëhuni gati të ktheheni edhe njëherë pas në kohë (VIDEO) Mike Tyson

Një nga boksierët më të mëdhenj të historisë, Mike Tyson, nëpërmjet videove në rrjetet sociale ka konfirmuar se po përgatit një rikthim në ring.

15 vite pasi "vari" dorezat, 53 vjeçari duket në një formë të mahnitshme.

"Majku i Hekurt" ka treguar se ai nuk e ka humbur shpejtësinë dhe fuqinë e tij të mrekullueshme, teksa po përgatitet për t’i ngjitur në ring për bamirësi.

Ish-superylli i boksit, teksa po stërvitej me shumë intensitet, iu drejtua kameras me fjalët: “Po kthehem!".

Ende nuk dihet se kush do të jetë kundërshtari i Tyson, por ish-kundërshtari i tij mitik, Evander Holyfield, e ka sfiduar për një duel të tretë historik.

Rivaliteti mes Holyfield dhe Tyson arriti kulmin në vitin 1997, kur “ylli” i lindur në Brooklyn kafshoi në vesh ish-kampionin e peshave të rënda.


 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097780227661133
array(1) { ["section"]=> string(89) "po-rikthehet-majku-i-hekurt-behuni-gati-te-ktheheni-edhe-njehere-pas-ne-kohe-video-206103" }