Po rriheshin me njëri-tjetrin, policia arreston babë e bir në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:12 17-01-2021 Po rriheshin me njëri-tjetrin, policia arreston babë e bir në Vlorë

Policia ka vënë në pranga dy persona, babë e bir, pasi u konfliktuan me njëri tjetrin.

Sipas informacionit nga policia, ngjarja ka ndodhur në Selenicë të Vlorës.

Mësohet se një 69-vjeçar dhe 27-vjeçar po konfliktoheshin fizikisht për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Policia vë në pranga dy shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 69 vjeç,  dhe V. L., 27 vjeç, (babë dhe bir) banues në Selenicë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendi pushtohet nga acari, ARRSH njofton se si është qarkullimi në akset kombëtare
Bllokuan 'Rrugën e Kombit' për të protestuar, nën hetim 8 banorë të Mirditës »
Article Logic
Execution time: 0.012840032577515
array(1) { ["section"]=> string(73) "po-rriheshin-me-njeri-tjetrin-policia-arreston-babe-e-bir-ne-vlore-235305" }