Po rrihte policin në mes të rrugës, qytetari qëllon për vdekje të riun

Publikuar tek: bota, më 15:43 18-03-2017 Po rrihte policin në mes të rrugës, qytetari qëllon për vdekje të riun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida ku një person ka qëlluar për vdekje një agresor që po rrihte një polic në mes të rrugës janë bërë publike.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, por pamjet janë bërë publike vetëm së fundmi nga policia amerikane.

Ashad Russell është cilësuar si një hero, pasi qëlloi për vdekje Edëard Strother i cili po dhunonte fizikisht efektivin e policisë Dean Barde.

Kanë qenë të shumtë drejtuesit e automjeteve që kanë ndaluar për të parë këtë skenë dhe shumë prej tyre kanë nxjerrë aparatet për ta filmuar.

Por Ashad Russell vendosi që ta merrte vetë situatën në dorë, ndryshe nga shumica e të pranishmëve që morën telefonat, ai mori armën e tij.

Pasi kanë verifikuar ngjarjen edhe përmes pamjeve filmike, prokuroria e ka vlerësuar si të justifikuar pamjen duke përcaktuar se ai ka qëlluar për t’i shpëtuar jetën efektivit të policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Evakuohet aeroporti në Paris, qëllohet për vdekje një person që tentoi t'i merrte armën policit (VIDEO)
Britania në gadishmëri kundër Rusisë, dërgon mjete luftarake dhe qindra trupa në kufi »
Article Logic
Execution time: 0.011471033096313
array(1) { ["section"]=> string(75) "po-rrihte-policin-ne-mes-te-rruges-qytetari-qellon-per-vdekje-te-riun-72365" }