Po shkonin në lokalin e tyre, sulmohen me armë zjarri dy shqiptarët (DETAJE)  

Publikuar tek: rajon, më 21:10 15-10-2019 Po shkonin në lokalin e tyre, sulmohen me armë zjarri dy shqiptarët (DETAJE)   Foto ilustruese

Një përplasje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Bëhet me dije se dy persona janë sulmuar me armë zjarri në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka njoftuar se personat që kanë sulmuar janë individë të njohur për Policinë. Ata janë identifkuar gjitashtu edhe nga personat që u sulmuan me armë zjarri.

Mësohet se viktimat janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre, por fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar. Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja plumbash.

Njoftimi i policisë:

‘Sonte ne ora 20:28 është raportuar se në rrugën Nazim Gafurri në Prishtinë ka pasë gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë Policia dhe ka kontaktuar ankuesit me ç’rast të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë tani me të njohur edhe për policinë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Policia është duke ndërmarr veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për detaje tjera do te njoftoheni me kohë’, ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02186393737793
array(1) { ["section"]=> string(80) "po-shkonin-ne-lokalin-e-tyre-sulmohen-me-arme-zjarri-dy-shqiptaret-detaje-182208" }