Po Shqipëria? Rasti i Alvin Berishës, ministri i Kosovës: Ne në 2018 kthyem 400 persona nga Siria

Publikuar tek: aktualitet, më 21:25 21-10-2019 Po Shqipëria? Rasti i Alvin Berishës, ministri i Kosovës: Ne në 2018 kthyem 400 persona nga Siria Ministri kosovar i Drejtësisë Abelard Tahiri

Ministri kosovar i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka treguar se vendi i tij ka riatdhesuar 400 persona vetëm në vitin 2018 që ndodheshin në Siri, ndërsa kanë mbetur sipas tij dhe 100.

Tahiri është shprehur gjithashtu se procesi i riatdhesimit është bërë në partneritet me SHBA. Ndërkohë, më ndryshe paraqitet situata në Shqipëri. Në vendin tonë askush nuk flet për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria, një territor lufte i hapur prej disa vitesh.

“Nga shtatori i vitit 2018 janë emëruar si shef i një Task Force. Kemi pasur rreth 400 qytetar në Siri dhe tani kanë mbetur mbi 100.

Kemi pas partneritet të ngushtë sidomos me SHBA dhe në anën tjetër inteligjenca ka vepruar mjaft mirë. Ne qëllimin e kishim që këto viktima ti riatdhesojmë dhe ata që janë të dyshuar do të dalin para drejtësisë.

Në europë ka qenë një debat shumë i ashpër në rast se do ti kthejmë apo jo. Ne këtë operacion e kemi mbajtur shumë të fshehtë dhe askush nuk e ka ditur se çfarë do të bëhej me këta persona”, tha Ministri kosovar i Drejtësisë Abelard Tahiri.

Nisur nga rasti i Alvin Berishës, i cili shkoi në Siri me nënën e vetë, ndërsa tashmë pas 6 vitesh ndodhet i vetëm në kamp, i ati përpiqet ta rikthejë sërish në shtëpi, në Itali. Mirëpo, në një rast kur shteti shqiptar kishte mundësinë të “tregonte veten”, pasi për të rimarrë Alvinin nga kampi duhej vetëm prezenca e ambasadorit shqiptar Gent Gazheli, por ky i fundit nuk pranoi të ndiqte rastin, edhe pse kishte në dorë fatin e vogëlushit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02288293838501
array(1) { ["section"]=> string(101) "po-shqiperia-rasti-i-alvin-berishes-ministri-i-kosoves-ne-ne-2018-kthyem-400-persona-nga-siria-182972" }