‘Po shtohen azilantët shqiptarë’, Vokshi: Të ndalim planin e Ramës për të zbrazur Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:44 25-06-2019 ‘Po shtohen azilantët shqiptarë’, Vokshi: Të ndalim planin e Ramës për të zbrazur Shqipërinë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me shtimin 26 për qind të numrit të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Vokshi shprehet se Shqipëria gjatë qeverisjes së Edi Rama rënditet vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat.

Sipas Vokshit, nëse nuk ndalin Ramën, Shqipëria do të zbrazet.

Më tej, Vokshi bën thirrje shqiptarëve se është koha për tu bashkuar që Rama të largohet.

‘26% më shumë shqiptare kërkuan azil për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë 3 muajve të parë të 2019-s sipas Eurostat. Shqipëria gjatë qeverisjes se Edi Rama rënditet vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat.

Nëse nuk e ndalim sot Edi Ramen, Shqipëria do të zbrazet! Ky është plani i Edi Ramës: Largimi i shqiptarëve të ndershëm dhe dorëzimi i Shqipërisë dhe pasurive të saj krimit dhe oligarkëve.

Është koha të jemi të gjithë bashkë. Edi Rama, kriminelët dhe oligarkët e tij, duhet të largohen, jo shqiptarët. Boll më me Shqipërinë që duan ato. Është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve’, shkruan Vokshi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11220097541809
array(1) { ["section"]=> string(95) "po-shtohen-azilantet-shqiptare-vokshi-te-ndalim-planin-e-rames-per-te-zbrazur-shqiperine-169736" }