Po si Politikan a shkon në burg?

Publikuar tek: analiza-komente, më 16:05 12-11-2015 Po si Politikan a shkon në burg?

Nga Ben Blushi

Unë isha në Bruksel gjatë takimit të dy parlamenteve dhe dua të them dy fjalë:ajo që kuptova është se Evropa kërkon të na integrojë por ne nuk duam.

Ne fakt e krijova kete pershtyje duke pare menyren sesi tolerojne defektet e sistemit tone, varferine ekonomike, korrupsionin, ineficencen e administrates shqiptare, padrejtesine, tendencen per te ikur nga vendi si dhe mungesen e gravitetit te plote te shumices se reformave qe bejme.

Edhe progres-raporti i fundit ishte shkruar me mire se çdo ta shkruante çdo shqiptar qe iken ne emigracion sot. Kur them kete jam i bindur se Evropa ka vendosur te na integroje keshtu si jemi, pa e humbur durimin. Dhe une besoj se kjo eshte qasja me e drejte. Me mire nje vend qe integrohet keshtu siç eshte ne Evrope sesa nje popull qe per shkak te lodhjes detyrohet te emigroje ne Evrope , nga pak çdo dite, derisa te zvogelohet ne piken kur behet I paqeverisshem.

Ne te vertete prej disa vitesh besoj se Evropa ben çdo perpjekje per te na afruar dhe ne bejme çdo perpjekje per t'u larguar.

Kjo ndodhi edhe ne Bruksel para dy ditesh.

Duket sikur prej disa vitesh ne parlamentin tone ka dy pale: nje pale qe kerkon te bashkohet me Evropen dhe tjetra e pengon. Ne fakt megjithese te dyja palet ndryshojne here pas here vendet eshte vetem nje pale qe humb:eshte pala e trete.

Ajo e shqiptareve.

Per faj te trukeve qe ky Kuvend apo palet politike ne kete vend i ngrene njera-tjetres me nje fantazi qe do ishte per t'u patur zili nga çdo i çmendur, integrimi I shqiptareve ne Evrope shtyhet dhe shtyhet dhe nuk mbaron kurre por vetem fillon dhe rifillon.

Disa vite me pare ne shpikem qarkun e Fierit, tani ka arsye te tjera qe lidhen sa me procedurat e deri me pingpongun absurd se kush duhet te kaloje me shpejt ne kalendat greke te ketij parlamenti : ligji i dekrimininalizimit apo reforma ne drejtesi.

Kete degjova ne Bruksel edhe gjate kesaj jave.

Jam I bindur qe europarlamentaret qe flasin me ne ia bejne kete pyetje vetes: a jane te gjitha palet ne Shqiperi dakord per t'u integruar ne Evrope?

Une them se jane, por secila me kushtet e veta.

Por meqe ky debat u zhvillua edhe ne Parlamentin Evropian dua ta sjell edhe ketu.

Koleget e opozites kushtezuan reformen ne drejtesi jo ne thelb por ne procedure. Sipas tyre, ky parlament i mbushur me kriminele nuk ka te drejte morale te miratoje reformen ne drejtesi dhe me pare duhet te kryhet dekrimininalizmi pra pastrimi i Kuvendit dhe pastaj te votohet reforma ne drejtesi.

Nuk eshte nje qasje qe duhet te hidhet poshte detyrimisht per sa kohe qe eshte afermendesh qe kriminelet nuk mund te zgjedhin gjykatesit dhe prokuroret e  tyre.

Ne te vertete ky eshte ne perceptim popullor qe ne bejme ligje qe i kapin te gjithe perveç nesh.

E megjithate une vete jam me opsionin e kundert.

Eshte e vertete se ky Parlament nuk i ngjan asnje parlamenti tjeter ne Evrope sot. Ka aq shume njerez me te shkuar kriminale saqe nganjehere te duket vetja ne kushte paraburgimi. Eshte ne turpin e atyre qe i futen, qe i perdoren per te marre vota duke e ditur se kush ishin dhe sigurisht ne turpin e atyre qe i mbrojne ende sot. Ky parlament do hyje ne analet e shtetit shqiptar si me qesharaku i te gjitha koherave.

Por fatkeqesisht ai eshte legjitim.

Populli shqiptar qe nuk ka nje oferte tjeter, pervec dy ofertave, i votoi pa pare emrat por duke pare vetem listat e partive.

Pra çdo njeri ketu megjithese nuk eshte ne vendin e vet eshte i votuar.

Pyetja ime eshte kjo:

A do ishte ky parlament kaq i shemtuar dhe i ndotur nese Shqiperia do kishte drejtesi? Sigurisht qe jo. Drejtesia do ishte dhe duhet te jete pengesa kryesore e ndotjes politike. Nje drejtesi e pavarur, e cila nuk barazon kriminelin me te drejtin, nuk fsheh krimet dhe nuk favorizon korrupsionin eshte e vetmja mundesi per ta pastruar kete parlament.

Une vete nuk besoj me se dy palet politike dhe ata qe marrin vendime ne emer te tyre kane fuqine dhe aftesine e duhur per te pastruar Parlamentin. Ka vetem dy mundesi qe nuk jane konsumuar:

E para eshte populli shqiptar. Nese ai merr vendime per te na nxjerre te gjitheve jashte kete nuk e ndalojme dot.

E dyta eshe drejtesia. Nese drejtesia funksionon nje pjese e madhe e antareve te ketij Kuvendi nuk do shkelin me ketu.

Per shkak se e kam kete bindje prej kohesh une besoj se refoma ne drejtesi eshte reforma e reformave. Nese ka nje pune qe nuk mund t'i ikim eshte reformimi i drejtesise jo vetem si kusht i Bashkimit Evropian, por ne rradhe te pare si shpagim. Ky Parlament mund te laje llogarite me zgjedhesit e vet vetem duke reformuar drejtesine.

Ose me sakte duke iu dorezuar drejtesise.

Ky do ishte i vetmi akt moral qe ia vlen te mbahet mend prej nesh. Prandaj them se çdo truk procedurial per te kushtezuar dekrimininalizmin me reformimin e drejtesise eshte i pavend dhe i pagjetur si truk.

Vetem drejtesia mund ta permiresoje politiken shqiptare.Vetem nje drejtesi e pavarur mund te na detyroje te kemi frike nga ligji, te ndeshkohemi dhe te mbajme pergjegjesi per aktet tona.

Ka nje debat te madh sot ne vend se kush meriton te shkoje ne burg dhe ne fund te fundit per çfare.

Sot shkon ne burg si Shofer, per shkelje semafori,shkon ne burg si Student, se proteston,shkon ne burg si Konsumator se s’paguan energjine, shkon ne burg si Fukara se nderton çatine e shembur te shtepise, shkon ne burg si Klient se nuk ke kupon, shkon ne burg si Biznesmen se nuk ke paguar gjithe taksat, shkon ne burg si Gazetar se mund te kesh thene te verteten apo ta kesh shtremberuar ate. 

Jane zgjedhes. Ndersa ne jemi te zgjedhur.

Dhe une kam nje pyetje per te gjithe ne:

Nese shkon ne burg si zgjedhes, po si i zgjedhur a shkon ne burg?

Ne ende nuk kemi bere asnje reforme per te ndeshkuar veten. Edhe kur kjo eshte e detyrushme ne perdorim proceduren per te shmangur drejtesine. Atehere a kane te drejte zgjedhesit ne kete rast fukarenjte, te varferit, klientet, studentet, sipermarresit dhe gazearet te na pyesin:

Po ju a shkoni ne burg dhe nese shkoi kur do shkoni?

Une them se ka ardhur koha per t'i dhene nje pergjigje qe vonohet prej 25 vitesh me koston e nje vendi, i cili ka humbur 1 milion banore ne emigracion, humb 100 mije qe kane ikur vetem gjate ketij viti, nuk puneson dot 70 per qind te nxenesve qe edukon dhe aplikon deri ne 10 per qind te popullsise pra afro 200 mije vete per llotarine amerikane.

Ne nuk mund te mos kemi nje pergjigje per keta njerez. Ata nuk po ikin vetem se jane te varfer.Ata po ikin sepse shohin se njerezit qe bejne me shume deme nuk ndeshkohen. Ndeshkimi i tyre per pandeshkueshmine tone eshte braktisja. Ne jemi nje klase politike, te ciles po i ikin zgjedhesit e vet.

Prandaj ka ardhur koha te ndeshkojme veten tone.

Ka ardhur koha qe ne vend te shqiptareve te ikim ne. Ose t'i dorezohemi papunesise ose t'i dorzohemi drejtesise.

Rruge te trete per ne nuk ka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071539878845215
array(1) { ["section"]=> string(37) "po-si-politikan-a-shkon-ne-burg-25265" }