‘Po të dogji, mbaje’, Hajdari përplaset me analistin: Me ty nuk dua ta ruaj etikën në këtë tavolinë

Publikuar tek: politike, më 21:00 17-09-2020 ‘Po të dogji, mbaje’, Hajdari përplaset me analistin: Me ty nuk dua ta ruaj etikën në këtë tavolinë Rudina hajdari - Fitim Zekthi

Deputetja Rudina Hajdari është përplasur në emisionin “Open” me analistin Fitim Zekthi, duke thënë se ai flet si analist në emision, por në të vërtetë bën rolin e opozitës.

Zekthi i ka kërkuar Hajdarit që të ruajë etikën dhe të mos e ofendojë, por ajo i është kthyer me fjalët “po të dogji, mbaje”.

Hajdari: Në 7 muajt që do vijë do kemi mjaft surpriza. Nuk ka opozitë në Shqipëri, ka mbaruar opozita. Të tjerë që flasin këtu si analistë në emër të opozitës mund të thonë çfarë të duan. Unë dua të jem e drejtpërdrejtë me qytetarët sot. Nëse do flasim për gjëra konkrete, hajde flasim për gjëra konkrete.

Zekthi: Rudinë, ruaj etikën. Unë nuk kam fyer askënd

Hajdari: Nuk kam asnjë lloj dëshire të ruaj etikën këtu në këtë tavolinë. Etikën e ruaj me qytetarët shqiptarë.

Zekthi: Ti më the se unë dua të përfitoj.

Hajdari: Po të dogji, mbaje.

Zekthi: Unë kam mendimin tim dhe se si e bëj opozitën është puna ime, jo e jotja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089750289916992
array(1) { ["section"]=> string(101) "po-te-dogji-mbaje-hajdari-perplaset-me-analistin-me-ty-nuk-dua-ta-ruaj-etiken-ne-kete-tavoline-220752" }