“Po të isha në Shqipëri do të të kisha rrahur”, shqiptari qëllon me grushta derën në pamundësi për të dhunuar gruan në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 15:43 21-01-2021 “Po të isha në Shqipëri do të të kisha rrahur”, shqiptari qëllon me grushta derën në pamundësi për të dhunuar gruan në Itali

Pas një konflikti të çastit, 31-vjeçari shqiptar që jeton në Itali i ka thënë gruas së tij se po të ishte në Shqipëri do ta kishte rrahur.

Dy ekuipazhe ndërhynë në një apartament në lagjen Begato pasi një grua, shumë e tronditur dhe e frikësuar, raportoi se partneri i saj, me të cilin ajo ishte ndarë për disa kohë, po përpiqej të hynte në banesë duke goditur derën me shkelma, grushte dhe shpatulla dhe duke e kërcënuar atë.

Policët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe sapo hynë në ndërtesë dëgjuan 31-vjeçarin duke i thënë se "po të ishte në Shqipëri do ta kishte rrahur dhe policia nuk do të vinte dot".

Pas arrestimit gruaja regjistroi një denoncim në Komisariat, ku u tregoi efektivëve të policisë kërcënimet dhe dhunën nga partneri i saj.

Kjo gjendje kishte vazhduar për disa muaj, por e reja nuk e kishte denoncuar më herët me shpresën se situata do të përmirësohej.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon shkolla e parë në Durrës e financuar nga donatorët evropianë, Ahmetaj: Gati për të mirëpritur 1370 nxënës në ambientet e reja (FOTO)
Rrahu bashkëshorten e cila më pas e denoncoi, vlonjati lë policinë me ‘gisht në gojë’, i pikas dhe arratiset me shpejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.011099815368652
array(1) { ["section"]=> string(128) "po-te-isha-ne-shqiperi-do-te-te-kisha-rrahur-shqiptari-qellon-me-grushta-deren-ne-pamundesi-per-te-dhunuar-gruan-ne-itali-235863" }