‘Po të ishte lakuriq do e pëlqeje?’, Ngjela debaton në emision për shtatoren e Skënderbeut: Nuk më plas për shkollën tuaj, ajo është moderne

Publikuar tek: aktualitet, më 23:00 30-11-2020 ‘Po të ishte lakuriq do e pëlqeje?’, Ngjela debaton në emision për shtatoren e Skënderbeut: Nuk më plas për shkollën tuaj, ajo është moderne Spartak Ngjela

Diskutim i fortë është zhvilluar sot në “open” lidhur me shtatoren e Gjergj Katriot Skënderbeut në Prizren, nga skulptori Sinan Aliaj.

Debati i ashpër është zhvilluar mes avokatit Spartak Ngjela, i cili e ka pëlqyer këtë vepër arti dhe të ftuarve në panel të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre të mëdha.

Avokati Ngjela tha se kjo është një skulpturë moderne dhe madje do e kishte pëlqyer edhe nëse do të ishte lakuriq.

Ngjela: Nuk e pranoj shkollën tuaj. Nuk më plas për mendimin tuaj. Ajo sckulpturë do të ketë shumë vlerë në të ardhmen. Këtu jeni në skulpturë modern. Po e hoqe nga sheshi i shtohet vlera. Nuk duhet të shpjegohet se ka pasur frymëzim.

Vasili: Ai akuzohet se ka bërë një Skënderbe pro turk.

Ngjela: Nuk ka fare Turqia pjesë. Ai i ka bërë prazomore perëndimore. Ore merrni ekspertët.

Kasmi: Po flisni për heroin kombëtar të Shqiptarëve dhe duhet të shprehë disa veçori, nëse do të kishte qënë lakuriq do të të kishte pëlqyer?

Ngjela: Natyrisht, po flasim për vlera artistike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'S'jap garanci për para të pista në zgjedhje', Lleshaj: Nuk do jem përgjithmonë në këtë post
Artan Lame: Flamuri që u ngrit në Vlorë nuk u qendis nga Marigoja, ja kush e solli nga Rumania »
Article Logic
Execution time: 0.010730028152466
array(1) { ["section"]=> string(141) "po-te-ishte-lakuriq-do-e-pelqeje-ngjela-debaton-ne-emision-per-shtatoren-e-skenderbeut-nuk-me-plas-per-shkollen-tuaj-ajo-eshte-moderne-229713" }