'Po të jesh si Luli pa punë, xhiro nëpër kafene do bëni', Taulant Balla sulmon Lulzim Bashën: Klienti më i madh i oligarkëve

Publikuar tek: politike, më 12:43 28-05-2020 'Po të jesh si Luli pa punë, xhiro nëpër kafene do bëni', Taulant Balla sulmon Lulzim Bashën: Klienti më i madh i oligarkëve Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar kreun e PD-së Lulzim Basha, duke thënë se "Luli bën xhiro nëpër kafene sepse është pa punë".

Gjithashtu ai ka akuzuar Bashën se është klienti më i madh i oligarkëve.

Përveç sulmeve për Bashën, Balla e ka vënë theksin në fjalën e tij te situata e pandemisë, duke u shprehur se jeta e shqiptarëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Ndaj duhet të vazhdohet me respektimin e distancës sociale.

"Ky është një hap tjetër i rëndësisshëm për përballimin e një prej situatave më të vështira që ka kaluar Shqipëria. Populli shqiptar meriton gjithë respektin për mënyrën se si e përballuan këtë situatë. Edhe po të jesh në opozitë nuk është herezi që të thuash faleminderit. Në Europë kemi qenë të dytët pas Italisë që mbyllëm shkollat dhe kopshtet. Prej datës 1 qershor ne hapemi por me apelin për këdo, ne duhet të jemi modeli se si duhet të respektojmë distancimin social.

Distancimi social është një nga kiushtet kryesore. Asgjë nuk është më e rëndësishmë se jeta dhe shëndeti i shqiptarëve. Kushdo që do të bëjë politikë, nuk flas për Lulin s eLuli s'ka asnjë lidhje me jetën e shqiptarëve. Kur je pa punë, si Luli xhiro nëpër kafene do bëni. Të jesh politikan s'duhet të bësh teatër me jetën e njeriut. Mbi të drejtën e jetës nuk ka asnjë jetë tjetër. Nuk dua të bëj replikë me asnjë.

Tërmeti i 26 nëntorit apo i shtatorit nuk janë larg. Sot është fiks 6 muaj larg. Gjatë muajit të parë ne arritëm të sistemojmë në çadra dhe s'kishte asnjë familje që nuk pati mundësi ta festone ashtu si ju, në një shtëpi të përkohshme deri sa të kenë shtëpitë e tyre. Brenda këtij viti çdo familje në zonat rurale do të jetë në shtëpinë e vete. Në zonat urbane deri në fund të vitit do të kenë filluar kantieret e ndërtimit. Fjalët e falenderimit nuk mungojnë për Ursula von der Leyen. Procesi i tenderimit të objekteve ka filluar.

Facebook-u është i domosdoshëm dhe mjafton të shikoni jo vetëm facebookun e kryeministrit se e keni inat, por shikoni facebookun tim ose të Eglantina Gjermenit. Luli nuk ka nevojë për 400 mijë lekë, sepse është klienti më i madh i oligarkëve në Shqipëri. Kishte edhe nga këta gazetarët që aplikonin për lejen e makinës dhe në vend të kartës vendosnin numrin e kartës së identitetit. Mjaft më me teatrin dhe mjaft më diskutimin se si do të kthehemi ne ose ju në parlament në vitin e ardhshëm", tha Balla ndër të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010287046432495
array(1) { ["section"]=> string(126) "po-te-jesh-si-luli-pa-pune-xhiro-neper-kafene-do-beni-taulant-balla-sulmon-lulzim-bashen-klienti-me-i-madh-i-oligarkeve-208124" }