Po trafikonin BOMBA me telekomandë, Gjykata lë në burg dy të rinjtë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:21 05-12-2020 Po trafikonin BOMBA me telekomandë, Gjykata lë në burg dy të rinjtë Bombat që iu gjetën të rinjëve

Gjykata ka lënë në burg Erol Çiçin dhe Maringlen Grudan, të cilët u arrestuan dy ditë më parë duke transportuar bomba me telekomandë.

Bëhet me dije se në seancë të arrestuarit janë shprehur se çantat ku ishin bombat u është dhënë nga një person i tretë.

Ata thanë se ishin duke lëvizur me personin në fjalë, por duke qenë se i është prishur makina kanë marrë çantën dhe kanë ardhur me furgon për ta pritur në Lezhë, duke mos ditur se në çantë kishte bombë.

Kjo dëshmi nuk është marrë në kosnideratë nga gjykata duke vendosur për ta 'arrest me burg'.

Kujtojmë që Erol Çiçi 33 vjeç dhe Mariglen Gruda 30 vjeç banues në Durrës, janë arrestuar dy ditë më parë pasi u janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rëndë në Shkodër, vetëvritet 46 vjeçari
Zbardhet skema e ekzekutimit të efektivit në Lezhë, një person e ndaloi në rrugë, plumbi në zemër i mori jetën 26-vjeçarit (SI NDODHI NGJARJA) »
Article Logic
Execution time: 0.011234998703003
array(1) { ["section"]=> string(73) "po-trafikonin-bomba-me-telekomande-gjykata-le-ne-burg-dy-te-rinjte-230249" }