Arrestohet në Gjirokastër për trafikim klandestinësh R.Th, 29 vjeç me banim në Tiranë.
Drejtoria e Policisë Gjirokastër ka arrestuar shtetasin R.Th, 29 vjeç për trafik dhe transport klandestinësh të cilët vijnë nëpërrmjet kufirit jeshil me Greqinë .
Arrestimi është realizuar në hyrje të Tepelenës ku R.Th u ndalua nga policia dhe u kap duke transportuar 5 klandestinë në drejtim të Shkodrës e për t’i larguar më pas drejt vendeve të tjera të BE-së.
I arrestuari akuzohet për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit”.
Materialet në ngarkim të R.Th kanë kaluar në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër për veprimet e mëtejshme.