Po transportoheshin me nëndetëse, kapen 5 ton kokainë në Panama (Video)

Publikuar tek: bota, më 16:21 20-02-2020 Po transportoheshin me nëndetëse, kapen 5 ton kokainë në Panama (Video) Nëndetësja ku fshihej droga

Një sasi e madhe prej 5 ton kokainë është kapur orët sot nga policia e Panamasë.

Mediat botërore raportojnë se kokaina ishte futur në një nëndetëse, ndërsa janë arrestuar katër shtetas kolumbianë. 

Autoritete vendase nuk kanë bërë me dije se në cilin vend ishte planifikuar të kontrabandohej kokaina e fshehur në nëndetëse. 

Panamaja është një linjë e përshtatshme për kontrabandimin e drogës nga Kolumbia për në SHBA.

Shifrat tregojnë se gjatë vitit të kaluar në Panama është sekuestruar 91 ton drogë, ku 78 ishte kokainë e 13 marihuanë. 

Duhet thënë se këto metoda transportimi droge janë kryer edhe nga Pablo Escobar në vitet '70-'80, si dhe nga El Chapo, i cili ndodhet në burg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068159103393555
array(1) { ["section"]=> string(75) "po-transportoheshin-me-nendetese-kapen-5-ton-kokaine-ne-panama-video-195877" }