Po transportonin 80 mijë euro Kokainë në Itali, arrestohet bosi shqiptar

Publikuar tek: bota, më 17:06 08-05-2017 Po transportonin 80 mijë euro Kokainë në Itali, arrestohet bosi shqiptar

Gjatë operacioni “blic” policia Italiane ka arrestuar një 38 vjeçar shqiptar si dhe një grua italiane 50 vjeçare, pasi u kapën me 80 mijë euro kokainë në makinën e tyre.

Dy të arrestuarit u kapën në dalje të autostradës Brescia Centro, ndërsa në makinën e tyre tip “Fiat Bravo” u gjet një sasi prej 800 gram kokainë, e mbështjellë me letër celofoni.

Lënda narkotike, e cila kap vlerën e 80 mijë eurove mendohet se sapo ishte blerë ndërsa do të shitej në tregun me pakicë në zonën e Milanos.

Bëhet e ditur se dy të arrestuarit janë në paraburgim në pritje të gjykimit. Të dy ishin të njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm që lidhen me trafikun e drogës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot, 72 vjet nga përfundimi i tragjedisë më të përgjakshme në historinë e njerëzimit
Vraponi, ky është vendi që jep 2,000 mijë euro për këdo që shkon të jetojë aty »
Article Logic
Execution time: 0.011772871017456
array(1) { ["section"]=> string(77) "po-transportonin-80-mije-euro-kokaine-ne-itali-arrestohet-bosi-shqiptar-77909" }