Po transportonte 12 emigrantë kundrejt pagesës, arrestohet 28 vjeçari në Tiranë (Emri- Çfarë iu sekuestrua)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:13 13-08-2020 Po transportonte 12 emigrantë kundrejt pagesës, arrestohet 28 vjeçari në Tiranë (Emri- Çfarë iu sekuestrua) Ilustruese

Një 28 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ka rënë, Redi Banushi, të cilit i janë sekuestruar një sasi lënde narkotike, një automjet dhe 1 celular.

DETAJE  nga policia: Finalizohet operacioni policor i koduar "Destinacioni", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme "Shqiponja" në DVP Tiranë.

Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike, një automjet dhe 1 celular.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme "Shqiponja" në DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar "Destinacioni", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R. B., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë tek "Mbikalimi i Rinasit", duke transportuar në drejtim të Kukësit, 12 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, lënda narkotike dhe 1 celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011925935745239
array(1) { ["section"]=> string(110) "po-transportonte-12-emigrante-kundrejt-pageses-arrestohet-28-vjecari-ne-tirane-emri-cfare-iu-sekuestrua-216998" }