Po transportonte 34 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 18:54 13-08-2020 Po transportonte 34 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan Ilustruese

Një 40-vjeçar ka rënë në pranga, pasi  është kapur duke transportuar 34 emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ka rënë shtetasi V. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta", parandalohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor.

Vihet në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për marrjen e masave për të  parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorrin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Belishti në drejtim të Elbasanit, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën dhe finalizuan operacion policor "Krasta", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

V. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081310272216797
array(1) { ["section"]=> string(83) "po-transportonte-34-emigrante-te-paligjshem-arrestohet-40-vjecari-ne-elbasan-217044" }