Po transportonte 9 sirianë për në Mal të Zi, kapet në flagrancë 21-vjeçari, u merrte 500 euro secilit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:03 10-07-2020 Po transportonte 9 sirianë për në Mal të Zi, kapet në flagrancë 21-vjeçari, u merrte 500 euro secilit Ilustruese

Një 21-vjeçar R.M., është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit, pasi me automjetin e tij po tentonte të transportonte 9 sirianë për në Mal të Zi.

Për këtë kalim të paligjshëm kufiri, ai u merrte atyre 400-500 euro secilit. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Moskallëzim krimi", shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë.

Njoftimi i policisë

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar i koduar "Mengel", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 - 500 euro për person, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Procedohet dhe një shtetase, për veprën penale “Moskallëzim krimi".

Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Elbasan, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën duke finalizuar operacionin policor "Mengel", në kuadër të operacionit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

R. M., 21 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 9 shtetas sirianë, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Moskallëzim krimi", shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097570419311523
array(1) { ["section"]=> string(106) "po-transportonte-9-siriane-per-ne-mal-te-zi-kapet-ne-flagrance-21-vjecari-u-merrte-500-euro-secilit-213467" }