Po transportonte lëndë narkotike me kafshë drejt shtetit fqinj, policia sekuestron 52 kile drogë dhe vihet në kërkim të autorit

Publikuar tek: aktualitet, më 08:12 05-04-2017 Po transportonte lëndë narkotike me kafshë drejt shtetit fqinj, policia sekuestron 52 kile drogë dhe vihet në kërkim të autorit

Policia Kufitare ka sekuestruar 52 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, në Qafë Bot, Sarandë.

Gjatë ditës së djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po transportohej lëndë narkotike me kafshë në drejtim të kufirit tokësor të Greqisë, menjëherë filloi kontrolli i territorit në bashkëpunim me Policinë e Sarandës.

Policia bën me dje se nga kontrolli i zonës së Qafë Botit, pranë vendit të quajtur "Piramidat 66", shërbimet kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike (52 kg) të futur në 4 çanta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon bashkëpunimi edhe me policinë kufitare të shtetit Grek, pasi dyshohet se autori mund të jetë fshehur në territorin e tyre, ndërkohë po punohet për kapjen e autorit.

IMG-20170404-WA0005.jpgIMG-20170404-WA0003.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndoqën kamionin, por ajo çfarë policia gjen brenda i vë në kërkim të drejtuesit të mjetit
Me pistoletë “Zastava” në gjimnaz, arrestohet nxënësi në oborrin e shkollës në Shkodër »
Article Logic
Execution time: 0.011667966842651
array(1) { ["section"]=> string(132) "po-transportonte-lende-narkotike-me-kafshe-drejt-shtetit-fqinj-policia-sekuestron-52-kile-droge-dhe-vihet-ne-kerkim-te-autorit-74148" }