“Po vjen bosi”, ja si ia punojnë kësaj vajze materialiste (Video)

Publikuar tek: slide-lart, më 13:59 25-02-2016 “Po vjen bosi”, ja si ia punojnë kësaj vajze materialiste (Video)

Janë të shumta kamerat e fshehta ku djem të ndryshëm shfaqen herë si të varfër dhe më pas me makina të shtrenjta, për të treguar se si disa femra tërhiqen vetëm nga të mirat materiale, por kjo kamerë e fshehtë e realizuar nga dy shokë është një nga më të veçantat.

Një djalë me rroba të thjeshta i afrohet femrës që është ulur e vetme në lokal dhe e pyet nëse mund rë rrijë në shoqërinë e saj pasi është i ri në qytet, por përgjigja është e prerë, ajo ka të dashur.

Vetëm pak minuta më pas, pranë lokalit shfaqet një “Mercedes” super luksoz nga ku del një djalë tjetër i veshur “Chic”, e pasi mbyll telefonatën e ujdisë miliona dollarëshe, i afrohet duke i kërkuar të njëjtën gjë. Menjëherë ajo pranon por teksa bëhen gati për tu larguar ai i thotë “Prit pak se më erdhi shefi”,  dhe për çudinë e saj, shefi është djali i parë.

Ndiqni situatën komike:

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011282920837402
array(1) { ["section"]=> string(66) "po-vjen-bosi-ja-si-ia-punojne-kesaj-vajze-materialiste-video-33507" }